Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së Basha u është drejtuar me mesazh deputetëve duke iu kërkuar të zbresin në terren për t’u bërë zëri i qytetarëve.
Mësohet se Basha iu ka kërkuar të marrin infeomacion edhe për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Mesazhi i Bashës:
Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve.
Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqsorit dhe jo vetëm. S’mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor. /albeu.com