Qeveria shqiptare me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur sot zgjatjen e vlefshmërisë edhe për pasaportat që u ka përfunduar apo përfundon afati deri në 25 prill.
Vendimi është marrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Të lidhura
None found
Të gjithë personat që nuk kanë kartë identiteti dhe që pasaporta u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria e kësaj të fundit është zgjatuar deri në 30 prill.
