Kur do kemi një rikthim të jetës ekonomike pas COVID-19? Përgjigjet Rama

Gjatë një lidhje direkte me emisionin “Top Talk” kryeministri Edi Rama foli për situatën ekonomike në vend.

Rama gjatë fjalës së tij, theksoi se biznesit të madh i është dhënë një garanci sovrane, teksa vijoi duke pohuar se “qeveria po ndjek me shumë vëmendje lëvizjet që po bën biznesi i mesëm dhe i madh”.

“Jemi të përgatitur për të bërë një ndërhyrje kur të jetë momenti. Do t’i bëjmë gjërat hap pas hapi dhe të gjithë duhet të rezistojmë”, u shpreh kryeministri.

Kur mund të kemi një rikthim gradual në jetën ekonomike të vendit?

Rama: Kur të më tregoni një vend në botë që ta dijë këtë, do ta di dhe unë.


Shtuar 30.03.2020 15:00