UEFA del me një njoftim, tjetër video-konferencë

Futbolli është ndalur prej gati dy javësh kudo në Evropë dhe fati i këtij sezoni ende nuk dihet se si do të përfundojë.

Pak momente më parë UEFA ka dalë me një komunikatë të rëndësishme, ku njofton se të mërkurën e datës 1 prill do të ketë një video-konferencë me 55 anëtarët e saj, ku do të ketë përditësim në lidhje me ecurinë e sezonit.

Gjithsesi vështirë se do të merret një vendim përfundimtar, duke parë numrin e rasteve që shtohet dita ditës në shumë shtete në Europë.


Shtuar 30.03.2020 14:55