Pamje brenda banesës së vjetër të Albin Kurtit (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti ka ndërruar së fundi vendbanimin. Nga banesa 61 metra katrorë në afërsi të Parkut të Qytetit, ai është zhvendosur në një shtëpi 500 metra katrorë në lagjen “Taslixhe”.

Sa banonte në banesën e vjetër, Kurti kishte thënë si me shaka se i janë bërë shumë libra dhe se do ta merrte një banesë tjetër me një dhomë më shumë, për t’i vendosur ato.

“Tash më janë bërë shumë libra, dorën në zemër do e kisha marrë një banesë tjetër me qera me një dhomë më shumë, ama jo ta blej, jo ta blej”, kishte deklaruar Kurti.

Pamje brenda shtëpisë së tij të re nuk janë publikuar ende, por më poshtë mund të gjeni pamje se si dukej banesa e vjetër e Kurtit.


Shtuar 31.03.2021 20:10