PD e përçarë edhe pa Sali Berishën, Bardhi hedh poshtë Tritan Shehun: Nuk bojkotojmë, ishte mendim personal!

Edhe pa qenë pjesë e grupit Sali Berisha, PD është përçarë sërish në debatin për Komisionet Parlametare në Kuvend.

Vendimi për mbajtjen e komisioneve online nuk është pritur aspak mirë nga opozita, PD, e cila ka kërkuar mbajtjen e tyre në sallat e Kuvendit dhe jo online.

Gjatë fjalës së opozitës, Tritan Shehu kërcënoi me bojkot të këtyre komisionëve nëse mbahen online, por si duket për këtë deklaratë nuk ka asnjë informacion sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

Teksa u pyet nga gazetarët se nëse PD do të vijojë bojkotin, Bardhi u shpreh se Tritan Shehu tha në sallë e Kuvendit mendimin e tij, mirëpo partia nuk do të bojkotojë.

Gazmend Bardhi: Unë nuk fola për bojkot,  nuk e di kush e hodhi si ide, Shehu shprehu mendimin e tij, unë u konsultova me të tre kryetarët.

Deputeti i Partisë Demokratike,Tritan Shehu u shpreh nga salla e Kuvendit se nëse qeveria do të vijojë me mbledhjet online të komisioneve, PD do ti bojkotojë.

Fjala e Tritan Shehut në Kuvend: Zonja kryetare kemi një tendecë për grusht shteti brenda parlametit.

Komisionet janë bazë e diskutimeve, është thënë që debatet duhen bërë aty. Në këtë mënyrë evitohet vendi i debatit, kjo është të tallesh me parlamentin.

Zoti Balla e ka gabim, askush nuk ka të drejtë ti imponohet Parlamentit, kjo është shumë e rëndë, e paimagjinueshme, Shqipëria është në katastrofë por nuk e zgjidh komisioni, por diskutohet aty që të mos ketë më vdekje, ju kërkoni ti mbyllni gojën komisioneve.

Ndryshe ne nuk marrim pjesë në komisione, pse të marrim pjesë, që të bëhemi lolo, ne nuk do marrim pjesë nëse cënohet demokracia. Boll më, boll bëmë shakara, lodra…. /albeu.com/

 


Shtuar 23.09.2021 11:31