Komiteti i Ekspertëve: Shifrat e larta problem, më të prekura në Shqipëri janë femrat

Komiteti Teknik i Ekspertëve po mban mbledhjen e radhës në lidhje me COVID-19 në Shqipëri.  Albana Fico deklaroi se shifrat e larta janë një problem në Shqipëri, duke shtuar se më të prekura janë femrat.

Fico: Ka pasur më shumë femra të prekura nga Covid. Kemi pasur një javë të qëndrueshme. Sot kemi një seri grafikësh që e bëjnë më të lehtë situatën për ta parë.

E rëndësishme është se po vijojnë vaksinimet në qendrat shëndetësore, jemi në muajt e hapur të vaksinimit masiv.

Ky muaj bëhet dhe më i rëndësishëm se do të hapen shkollat. Ftojmë të gjithë ata që duhen vaksinuar, të mos bëjnë asgjë më shumë vecse të shkojnë në qendrën e vaksinimit.

Bashkia Durrës dhe Tropoja kanë përmirësime. Gjirokastra, Bashkia me më shumë të vaksinuar. Ne nuk kemi humbje të vaksinës.

Mendoj se është e rëndësishme, se është një indikator për të ciolin ne dhe jemi vlerësuar. Për punonjësit shëndetësor kemi mbulesë vaksinale të lartë. Kemi akoma nevojë për rritje të vaksinimit për të gjitha grupmoshat.

Komiteti Teknik i Ekspertëve

Në vend vazhdojnë të mbeten nivele të larta të infeksioneve, por do të thoja që javën e fundit sic keni parë edhe nraportimet tona ka qenë e qëndrueshme.
Situata epidemiologjike në dy javët e fundit ka pësuar përmirësime të ndjeshme.

Raste të reja ditore: 847 raste
Raste Aktive: 12745

Numri i bashkiove të prekura ka përsuar ulje duke shkuar deri në 51 bashki të prekura. Ndërkohë që femrat janë ato që preken më së shumti duke pasur numër më të lartë infektimesh. Sa i përket rasteve të shtruara, brenda 2 javëve janë 22 raste.

Pozitiviteti është rritur duke shkuar nga 11% në 16.9%. Ndërkohë grupmoshat më të prekura janë 65-74 vjeç Po vijon vaksinimi masiv në të gjitha qendrat shëndetësore. Ftojmë të gjithë studentët dhe pedagogët e arsimtarët, të vaksinohen dhe të mos bëjnë asgjë më shumë sesa të marrin kartën e tyre të identitetit dhe të shkojnë tek një qendër vaksinimi kudoqoftë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 22.09.2021 12:11