Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Lushnje pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godasë me sende të forta babain e tij.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”./albeu.com