Debate të forta po ndodhin në Kuvendin e Shqipërisë ku opozita kërkon me ngulm ndërprerjen e seancës plenare deri në momentin kur kryeministri të bëhet pjesë.
Pavarësisht kërkesës së opozitës për shtyerjen e seancës plenare, Nikolla ka vendosur nisjen e Kuvendit dhe ka ftuar zv/kryeministrin Arben Ahmetaj të marrë fjalën.
Nën/kryetari i Kuvendit Enkeled Alibeaj është nisur drejt foltores duke penguar fjalën e Ahmetajt.
Arben Ahmetaj: Nuk do bëjmë si kalmajt tani, po ta dha nuk diskutohet. Nuk do bëjmë si kalamaj po them. (u drejtohet gardistëve) Ikni, ikni ju, se nuk do zihem me Alibeajn unë, as ai me ju. O djema, o djema, iknu tani. Po ta dha fjalën kryetarja e Kuvendit, do iki unë. Po ikni tani pra se nuk do zihemi këtu.
Pas lirimit të foltores, Alibeaj e ka bllokuar duke deklaruar se nuk do ta lirojë pa ardhur kryeministri Rama në Kuvend. E gjetur përballë këtyrë debateve dhe tensioneve, kryetarja Nikolla është detyruar të shtyjë sërish seancën me 10 minuta. /albeu.com/