Koeman rrezikon shkarkimin, Laporta: Jam i indinjuar për humbjen ndaj Bayern

Humbja ndaj Bayern në Camp Nou ka vështirësuar punët te Barcelona.

Lamporta tashmë ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit, Koeman, madje pak ditë më parë pati një debat në distance me trajnerin dhe sot ka dhënë një tjetër mesazh indirekt për të.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam po aq i lënduar dhe i zemëruar si të gjithë ju. Ajo që po ndodh është një nga skenarët që ne tashmë po mendonim. Unë kërkoj durimin tuaj dhe që ju të vazhdoni të mbështesni ekipin Unë kërkoj besim, besim për njerëzit që drejtojnë klubin. Ne kemi nevojë për këtë marzh besimi dhe ju nuk duhet të keni dyshime sepse do ta zgjidhim, do ta rregullojmë këtë situatë. Faleminderit shumë!”, ishte mesazhi i numrit 1 të klubit drejtuar tifozëve.

Rregullimi i situates që përmend Laporta ndoshta ka të bëjë me një ndryshim në stolin e skuadrës pasi me Koeman gjërat nuk po ecin. /albeu.com/


Shtuar 15.09.2021 21:02