Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Krujë. Policia bën me dije se, një mjet me drejtuese shtetasen S. L., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. Z. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasja S. L., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi B. Z., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com