Ekipi italian i Veronas ka vendosur të bëjë ndryshime në stol, duke larguar Eusebio Di Francesos.
Nisja e kampionatit me tre humbje në 3 ndeshje ka sosur durimin e drejtuesve dhe i ka kushtuar vendin e punës Di Francescos.
Klubi përmes një postimi në web-faqen e tyre ka njoftuar largimin e tij.
“Hellas Verona FC njofton se ka liruar Eusebio Di Francesco nga pozita si trajner i ekipit të parë”.
“Gialloblu falënderon trajnerin Di Francesco dhe stafin e tij, Francesco Tomei, Stefano Romano, Giancarlo Marini dhe Franco Giammartino, për aktivitetin e kryer deri më tani”, shkroi klubi në njoftim. /albeu.com/
Comunicato del Club: Eusebio #DiFrancesco#HVFChttps://t.co/zS9tzbPGi4
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) September 14, 2021