Në kërkim prej ditësh, gjendet aktorja e njohur

Tayna Fear është gjetur nga policia ka konfirmuar familja e saj. Autoritetet në Los Angeles kanë thënë se aktorja ishte gjetur shëndoshë e mirë. Aktorja e “Doctor Who”, e cila u raportua e zhdukur tre ditë më parë kishte humbur gjurmët me familjarët në mënyrë misterioze.

Ajo ishte parë për herë të fundit duke lënë apartamentin e saj në Hollywood Bowl, në Los Angeles më 9 shtator. Në një llogari në Twitter e drejtuar nga miqtë e aktores, thuhej: “Është kënaqësi dhe lehtësim të themi se Tayna është gjetur e sigurt nga policia sot.

Ne e kuptojmë që ajo nuk është dëmtuar fizikisht, por si masë paraprake po vlerësohet në një spital lokal. Dëshirojmë të falënderojmë policinë, publikun për përpjekjet e tyre për të gjetur Tanya-n, si dhe mbështetjen e madhe gjatë ditëve të fundit. Familja e Tanya është e lehtësuar dhe jashtëzakonisht mirënjohëse.”


Shtuar 14.09.2021 12:31