Merkel viziton Serbinë, do të pritet nën masa ekstreme sigurie

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë ditën e sotme Serbinë, në turin e saj të fundit të takimeve si kancelare.

Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan do të mbyllet me një vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Ditën e sotme, kancelarja pritet të mbërrijë në orën 16:00 në Beograd ku do të qëndrojë një ditë për të mbërritur më pas në Tiranën zyrtare, në një takim me kryeministrin Edi Rama. Siç shkruajnë mediat vendase në Serbi, Merkel po pritet nën masa të rrepta sigurie.

Anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë do të vendosen në të gjithë rrugën përgjatë së cilës do të lëvizë Angela Merkel e ndërda pritet që të marrin pjesë 100 pjesëtarë të Xhandarmërisë, 400 policë,10 pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste, si edhe disa ekipe zjarrfikësish dhe ato mjekësore do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Përgatitjet e tjera për ardhjen e Angela Merkel janë drejt përfundimit. Flamujt u vendosën para Pallatit të Serbisë, si dhe në Kullën Genex në Beograd, ku do të kalojë delegacioni.

Salla e re moderne e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë inaugurohet me kolosët botërorë Placido Domingo dhe Ermonela Jaho! Rama poston videon: Po pres me padurim

Sa i përket vizitës së saj në Tiranë, ajo do të mbërrijnë në 14 shtator ku do të takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Më pas Merkel, në Shqipëri, Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Kujtojmë se samiti i fundit i Berlinit është zhvilluar online në datën 5 korrik. Në këtë samit Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër dhe me kritika të drejtpërdrejta në lidhje me liderët e e BE, ku tha nacionalizmat e vendeve të tyre po vështirësojnë shumë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më 22 qershor 2021 Shqipëria u bllokua në hapjen e negociatave pikërisht për shkak të vetos që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, pasi integrimi i dy vendeve në BE do të bëhet së bashku. Rama përmendi edhe diferencat që kanë vendet e BE me ato të Ballkanit për sa i përket fondeve që përfitojnë.

Çfarë është procesi i Berlinit?

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 08:34