Duket se trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka arritur të krijojë një strategji të mirëfilltë sulmi te kuqezinjtë.
Ndeshjet e fundit ekipi ynë po shkëlqen dhe pretendohet që të jetë pjesë e kampionatit botëror të Katarit, 2022.
“Sofascore” ka nxjerrë disa statistika për ndeshjet e zhvilluara deri tani në kualifikueset e Botërorit ku statistikat tonë janë impresionuese. Për ta përsëritur edhe njëherë tjetër, këto shifra nuk janë vetëm për ndeshjen me San Marinon, por të gjithë rrugëtimin tonë në këto përballje. Shqipëria e ka mbajtur portën e paprekur në 4 ndeshje nga 6 të zhvilluarat, por shifra më të bukura na presin.
Për driblimet që përfundojnë me sukses te Shqipëria kanë të njëjtën saktësi si te Franca, duke ndarë vendin e 10 në Europë me djemtë e Deshamp. Gjithashtu edhe mbajtja e topit është pothuajse e njëjtë, me fare pak përqindje më tepër nga ana e Francës. Për goditjen në drejtim të portës Shqipëria është e 13 nga të gjitha Kombëtaret në Europë, ndërsa për prodhimet e rasteve sulmuese jemi në vendin e 7, me 12 mundësi për ndeshje. Sa i përket krosimeve me sukses, Shqipëria gjendet më lart se Anglia. /Sport Ekspres/
Porta e paprekur: 4 ndeshje
Goditje këndi për ndeshje: Vendi i 6, 7.3 për ndeshje, lihet pas Gjermania dhe Spanja
Driblimet e suksesshme për ndeshje: Vendi i 10, së bashku me Francën
Goditjet totale për ndeshje: Vendi i 13, 11.8 gjuajte për ndeshje
Krosime të suksesshme për ndeshje: Vendi i 11, lëmë mbrapa Anglinë
Mbajtje topit për ndeshje: Vendi i 15, thuajse e njëjta me Francën
Shanse të mëdha që janë shpërdoruar për ndeshje: Vendi i 7, 12 rast për ndeshje
Kartonë të verdhë: Jemi në vendin e tretë me më shumë, 18
Gola të shënuar: Vendi i 17 me 10 gola, e njëjta shifër me Rusinë/albeu.com