Pas publikimit të raportit të Dhomës Amerikane që tregon rënien e besimit të biznesit në vend, ka reaguar Erion Braçe përmes një postimi në Facebook.
Braçe shkruan se, niveli i tatimit mbi fitimit është më i ulët edhe se në SHBA, dhe shprehet se nuk mohon problemet siç janë korrupsioni, burokracitë, paqendrueshmëria e akteve proceduriale etj.
Postimi i plotë i Braçes:
NUK MOHOJ DOT PROBLEMET,
NGA KORRUPSIONI TEK KONKURENCA,
POR NIVELI I TATIMIT MBI FITIMIN,
TE ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET ETJ, ESHTE ME I ULET EDHE SE NE SHBA!
E falenderoj Dhomen Amerikane te Tregetise ne Tirane qe sherben ne menyre periodike si pasqyre e probleme te te berit biznes ne kete vend;
Nuk kam si te mohoj problemet;
Korrupsionin, burokracine, paqendrueshmerine e akteve e procedurave, paqartesine ende te pronesise se tokes se pari,
prokurimet e kontratave te puneve e sherbimeve publike, mallrave,
edhe pse ka patur perparim ne aspektin e ligjit, udhezimeve ne zbatim te tij;
Evazionin e perhapur fiskal qe cenon barazine ne treg e konkurencen po aty, nderkohe qe perpjekja per fiskalizimin e transaksioneve ne tregje po shenon perparim etj etj.
Por,
NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET,
TE ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ,
TE BIZNESIT TE MADH E VIP,
ESHTE I SHESHTE, I ULET, MADJE ME I ULET EDHE SE NE VENDIN E ORIGJINES!
Aaaa po, kemi nje problem me tatimin progresiv mbi te ardhurat nga puna, vecanerisht ne fashen e mesme te larte,
i cili, i kombinuar me tatimin mbi te ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejtesi.
KY DUHET ADRESUAR SA ME PARE,
NE MENYRE GJITHPERFSHIRESE E PERFUNDIMTARE, ME NJE LIGJ TE RI PER TATIMIN MBI TE ARDHURAT;
Per mua me nje progresivitet te shtrire kudo, te arsyeshem, te drejte,
per te gjitha te ardhurat e nje viti,
qe nuk rendon me as mbi punetoret,
as mbi shtresen e mesme te shoqerise.
Natyrisht, keto jane politika dhe politika per keto duhet.
Nderkohe une jam plotesisht dakort me ambasadoren e #SHBA se,
nje #SISTEMDREJTESIE funksional, profesional, efikas, i paster nga korrupsioni e klientelizmi,
i barabarte pavaresisht statusit ekonomik e pronesor, eshte garanci jetike per drejtesi ne treg, ne prokurime, tatime, konkurence, mosmarreveshje e siguri te drejtash mbi pronesine.
Po ecim, na duhet te ecim edhe me fort duke rimekembur besimin e gjithkujt me akte te qarta qe demokratizojne tregjet, garantojne lirine e konkurencen ne to!