Lulzim Basha kërkon të takojë Angela Merkel

Në 14 shtator kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë, pasi në Tiranë do të mblidhen liderët e Ballkan Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gazetari i “ABC”-së, Juxhin Mustafaraj mëson se gjatë qëndrimit në Tiranë, Merkel mund të takojë edhe liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se kryedemokrati Basha ka kërkuar që të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel kur ajo të jetë në Tiranë. Kërkesa e demokrateve i është përcjellë ditën e sotme, diplomatit gjerman Peter Zingraf, në një takim në selinë blu.

Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post. Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare.

Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia./abcnews.al


Shtuar 6.09.2021 17:32