Horoskopi 5 shtator 2021: Paratë, dashuria dhe karriera

Dashi

Mos u verboni nga fjalët e bukura të të tjerëve sot sepse do mashtroheni dhe do lëndoheni pamasë. Gjithsesi sido të vijnë punët më mirë ruani gjakftohtësinë dhe mos u tregoni impulsivë. Ju të dashuruarit do vazhdoni të keni disa divergjenca me partnerin tuaj të cilat do iu bëjnë të jeni të mërzitur gjithë ditën. Tregohuni më realistë dhe më të kuptueshëm nëse doni pak qetësi. Ju beqarët duhet ta kërkoni dashurinë jo të prisni që ajo t’iu bjerë nga qielli. Në punë mezi do e shtyni ditën në orët e para, por nga rivaliteti i madh do sforcoheni për të bërë të pamundurën. Në planin financiar do keni një problem për të zgjidhur, por me pak mundim e maturi do ia dilni mbanë me sukses.

Demi

Vetëm duke u menduar e duke reflektuar do mund të gjeni zgjidhje për çdo problem gjatë kësaj dite. Ecni me prioritete dhe mos u dorëzoni asnjëherë. Për ju të dashuruarit priten momente paksa konfuze. Mendohuni mirë para se t’i thoni diçka partnerit sepse ai mund t’ua marrë për keq. Ju beqaret do jeni gjithë kohës në kërkim, por nuk do arrini dot ta gjeni atë që keni ëndërruar. Nuk ka ardhur ende koha për të filluar një lidhje. Në punë do ju duket sikur nuk po ecni në rrugën e duhur, por shefat do ndihen të kënaqur dhe do ju përgëzojnë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjedhje të vështira të cilat do ua ndryshojnë situatën.

Binjakët

Nëse nuk doni ta ndërlikoni jetën me dorën tuaj mos u nxitoni kur të flisni dhe mos kërkoni gjithmonë t’ua hidhni fajin të tjerëve. Për ju që keni një lidhje, jeta në çift do jetë më e qetë sesa ju e mendonit. Nuk priten as debate dhe as pasion i zjarrta, prandaj merrini gjërat ashtu si t’iu vijnë. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në kërkim, por as sot nuk do e gjejnë atë që kërkoni. Yjet këshillojnë të mos i humbni shpresat sepse shumë shpejt jeta juaj do marre një tjetër drejtim. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini më të mirën e mundshme. Mundet të ndërroni edhe orientimin për të arritur majat. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes.

Gaforrja

E gjithë dita juaj do jetë shumë e bukur sot dhe herë pas here do përjetoni kënaqësi të mëdha. Do jeni shumë të përgjegjshëm për çdo hap që do hidhni. Prezenca e Venusit do iu garantoje një mjedis të ngrohtë dhe të mbushur me emocione ju të dashuruarve. Shfrytëzojeni çdo moment kur të jeni pranë partnerit dhe shprehjani atij ndjenjat. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një surprizë të madhe që do ndodhë rreth orës 3 pasdite. Në punë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse do mundohen t’iu marrin vendin që keni dhe t’iu nxjerrin të padobishëm. Në planin financiar duhet të bëni pak ekonomi në mënyrë që të arrini ta stabilizoni situatën.

Luani

Qëndroni me këmbë në tokë sot dhe mos lejoni askënd të futet në jetën tuaj. Bëni atë që ndieni pa u frikësuar. Jeta juaj në çift ka për të qenë një rutinë e vërtetë. Duhet t’i shtoni pak më tepër dozat e imagjinatës nëse doni që entuziazmi të rikthehet. Ju beqarët do keni shumë punë për të bërë dhe nuk do gjejnë kohën e duhur për t’ia kushtuar kërkimit të dashurisë. Në punë duhet ta inkurajoni edhe më shumë veten dhe të bëni përpjekjet e duhura. Nëse iu jepen misione të reja mendohuni para se të hidhni hapa. Financat do kenë mbështetjen e yjeve. Nuk do keni as vështirësi të mëdha, por as përmirësimet që keni pritur.

Virgjëresha

Do jeni paksa impulsivë gjatë kësaj dite megjithatë nuk do ju lindin probleme. Ambicia dhe kurajoja që do ju udhëheqë gjithë kohës do jenë të adhurueshme. Për ju të dashuruarit do ketë momente të bukur e me fat kjo e sotmja për të dashuruarit. Mund të realizoni edhe disa plane që kishit bërë dikur dhe do ndiheni akoma më mirë. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do e sqaroni situatën. Ju beqarët do filloni një histori dashurie mjaft serioze. Jeta profesionale do marrë një drejtim shumë interesant. Besimin dhe mbështetjen që iu kanë dhënë shefat ju do e shpërbleni me arritjet që do keni. Në planin financiar duhet më tepër maturi dhe kujdes. Mos bëni gabime për të cilat do pendoheni.

Peshorja

Sot do veproni gjithmonë me gjakftohtësi dhe me kokën lart. Do jeni të bindur se do keni të drejtë dhe gjithçka do ju ece më së miri. Ju të dashuruarit do keni mbështetjen e Marsit dhe do kalojnë momente të mrekullueshme. Partneri do përmbushë edhe disa premtime që iu kishte bërë para disa kohësh. Ju beqarët ka shumë gjasa të gjeni personin e duhur dhe të filloni angazhime serioze. Për punën pritet një ditë e veçantë. Dikush do ju vështrojë nga larg dhe shumë shpejt do ju bërë një propozim të jashtëzakonshëm. Lërini kapricot dhe pranoni ftesat. Do jeni shumë të privilegjuar edhe më vonë. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni. Situata do jetë më e mirë sesa mendonit.

Akrepi

Planetët nuk do ndikojnë aspak negativisht gjatë ditës së sotme dhe do jeni pa komplekse fare. Për ju të dashuruarit do ketë momente të mrekullueshme. Partneri do iu surprizojë në çdo moment dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri. Ju beqarët do jeni më entuziastë dhe më në humor se kurrë më parë. Jo vetëm që do takoni një person interesant, por mund të filloni edhe një lidhje. Në punë duhet të mbroheni në çdo moment sepse zilia do i bëjë kolegët t’iu vërsulen çdo çast. Kujdes më shumë duhet të bëni nëse mbani poste të lakmuara. Financat do jenë paksa problematike, prandaj bëni shumë kujdes.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të afroheni sa më shumë me njerëzit që ju rrethojnë edhe pse në fakt ata mund t’iu kenë zhgënjyer dikur. Ju të dashuruarve, sjellja e partnerit do duket e shpërqendruar, kapricoze dhe jo koherente. Shpeshherë do e pyesni veten nëse ai në të vërtetë iu do apo jo. Mire do ishte të flisnit me hapur me të që të qetësoheni njëherë e mirë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur dhe të mos filloni aventura sa për të kaluar kohë. Në punë do arrini ta ndryshoni atmosferën dhe tashmë do ndiheni më të qetë në hapat që do hidhni. Do merrni frymë lirisht dhe nuk do trembeni nga asgjë. Financat duhet të vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes dhe përpikmëri.

Bricjapi

Nuk do gjykoni ashtu si duhet gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe gabime. Shmangni marrjen e vendimeve sido që t’iu vijnë gjërat. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e trazuar dhe me të papritura jo shumë e këndshme. Nëse keni shumë kohë bashkë do kaloni një ditë delikate dhe me vështirësi. Për ju beqarët pritet një takim mjaft interesante dhe mbresëlënës. Mos e humbni për çfarëdo lloj arsyeje. Në punë do hezitoni për gjithçka dhe nuk do jeni të bindur as për aftësitë që keni. Reflektoni dhe ndryshoni pa qenë vonë. Në planin financiar duhet ende të bëni paksa kujdes sepse situata mund të tronditet nga momenti në moment.

Ujori

Do keni ide të parrezistueshme gjatë kësaj dite dhe do i bëni ata që ju rrethojnë të falënderojnë yjet që ju kanë pranë. Do rrezatoni pozitivitet. Nëse keni një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do tregoheni realiste dhe më shumë sesa një çift të dashuruarish pasionante do jeni një ekip i fortë që mund të përballoni çdo sfidë. Ju beqarët do kërkoni një person serioz me të cilin të krijoni një lidhje të qëndrueshme, jo flirte dhe aventura kalimtare. Në punë do i përmbushni të gjitha detyrat që iu janë dhënë dhe do ndiheni shumë të qetë. Edhe shefat do ju përgëzojnë për arritjet. Në plani financiar do e dini mirë çfarë të bëni që situata mos ketë tronditje.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do ndiheni shumë të pakënaqur dhe pa humor. Kjo do ju çojë edhe ne konflikte me ata që keni pranë. Marrëdhënia në çift do jetë goxha e ndërlikuar. Debatet do jenë të shumta dhe asnjëri prej jush nuk do tregohet i gatshëm të tolerojë. Ju beqarët do vazhdoni edhe sot të qëndroni vetëm. Mundësitë për takime do jenë shumë të pakta. Në punë do iu jepen disa urdhra të qarta të cilat duhet t’i ndiqni në mënyrë strikte. Mos bëni sipas mendjes tuaj sepse keni për të pasur probleme akoma më serioze. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza jo të mira nëse shpenzoni kuturu. Maturia duhet të mbizotërojë gjatë gjithë ditës.


Shtuar 5.09.2021 08:26

Tags: