Ish zëvendës-kryeministri i vendit, Erion Braçe që pas mospërfshirjes në qeverinë e re ka hedhur një sërë statusesh në Facebook, ku duket se thumbon Ramën për vendimin e tij.
Këtë radhë Braçe ka hedhur një foto ku shihet një libër dhe një filxhan kafe i përmbysur.
Nuk dihet saktë mesazhi që ai do të përcjellë, por mes rreshtash ai ka shkruar se karrigia paska qenë e pavlerë.
Postimi i Erion Braçes:
ADRIAN CENE ESHTE NJE
ARTIST I MADH!
Kjo pikture eshte e tij;
Nje filxhan kafeje i permbysur-dihet cfare perfaqeson dhe, NJE LIBER!
E mbaj cdo dite prane per ti thene vetes se sa kot eshte karrigia!
Ka njerez qe i ze libri,
ka te tjere qe e kerkojne ne bankomat!/albeu.com