Rritja e rasteve të reja, rihapet spitali “Covid 3”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar hapjen e spitalit Covid-3.

Manastirliu shkruan se spitali është hapur për t’iu përgjigjur fluksit spitalor.

“Forca ekipit të Spitalit #Covid3️ në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se nga bilancet e ditës së djeshme të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin infektiv po marrin shërbimin 114 pacientë me Covid.

Gjithashtu, vetëm ditën e djeshme në vendin tonë janë regjistruar 895 rastë të reja me Covid dhe 3 viktima./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 15:41