Dy fëmijë afganë (vëllezër) humbën jetën në Poloni për shkak të hemimit me kërkupdha. Njëri vdiq sot, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë dy ditë më parë po nga i njëjti shkak, raporton albeu.com.
Ai i ishte nënshtruar transplantit të mëlçisë, por nuk ia doli.
Dy fëmijët, të moshës 6 dhe 5 vjeç, kishin mbërritur me familjen e tyre nga Kabuli më 23 gusht dhe ishin karantinuar në një strukturë emigrantësh në qytetin Podkoëa Lesna, pranë Varshavës.
Ata u helmuan nga një supë e bërë me kërpudha të mbledhura në një pyll në atë zonë, raporton albeu.com.
Motra e tyre 17-vjeçare ishte helmuar gjithashtu, por u shërua.
Autoritetet kanë marrë në pyetje stafin e qendrës për të zbuluar nëse ndonjë ka përgjegjësi për neglizhencën ose ekspozimin e paqëllimshëm ndaj një kërcënimi serioz për shëndetin./albeu.com