Christian Eriksen i dha lamtumirën Tottenhamit pas 7 sezonesh të mrekullueshme, shkruan Albeu.com.
Ai zhvilloi 226 ndeshje duke shënuar 51 gola vetëm në Premier League.
Por duket se danezi e kishtë paralajmëruar largimin nga klubi lodinez.
Nga një vëzhgim i “Albeu Sport”, Eriksen nuk ka postuar asnjë foto në rrjetet sociale me fanellën e Tottenhamit, teksa postimi i fundit mban datën 30 shtator të vitit që lamë pas.
Pra, plot 5 muaj më parë danezi nuk ka qënë pothuajse aspak aktiv në rrjetet sociale madje ai ka postuar vetëm 6 foto dhe ato me Kombëtaren daneze. /albeu.com/