Guardiolas nuk i pëlqeu stadiumi i përgjysmuar, reagojnë Citizens

Guardiolas nuk i pëleu aspak që skuadra nuk kishte mbështetjen e tifozëve në ndeshjen FA Cup.

Reagimi i trajnerit katalan nuk u prit mirë nga mbështetësit e City-t. Përfaqësuesi kryesor i tifozëve të City-t, Kevin Parker, ka reaguar ndaj deklaratave të Guradiolës, duke shprehur keqardhjen për kritikat e trajnerit. Ai tha se Guardiola është larg realitetit, pasi vështirësitë financiare e bëjnë të pamundur ndjekjen e ekipit në stadium në çdo kohë. Ai shtoi se Guardiola duhet ta kuptojë që shpesh tifozët, shumë prej të cilëve janë punonjës të thjeshtë, duhet të sakrifikojnë shumë në aspektin ekonomik për ta ndjekur ekipin e nga afër.

Parker u shpreh se takimi i së dielës kundër Fulhamit në FA Cup zhvillohej në orën 13:00, një orar i papërshtatshëm për tifozët. Përveç vështirësive që po kalon në kampionat, Guardiola duket se ka krijuar dhe një minikonflikt me tifozët.


Shtuar 28.01.2020 15:31