Inter dhe Flamengo afër marrëveshjes për Gabigol

Interi dhe Flamengo më në fund duket se janë prag një marrëveshje për “Gabigol”.

Zikaltrit do të përfitojnë 17 milionë euro si dhe 17% të vlerës së kartonit, nëse sulmuesi do të shitet në të ardhmen.

Gabigol ka këmbëngulur në qëndrimin te Flamengo, dhe pse do të përfitojë thuajse gjysmën e pagës prej 3.5 milionë eurosh në sezon që kishte me Interin (deri në vitin 2022).

Shifra që do të arkëtojë Interi nga shitja e Gabigolit thuajse do të plotësojë shumën që duhet për blerjen e Eriksenit nga Tottenhami.


Shtuar 28.01.2020 12:44