Deri më tani nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i helikopterit, aty ku ishte edhe Kobe Bryant.
Legjenda e basketbollit ishte duke shkuar me vajzën e tij Gianna Mari për të parë një ndeshje basketbolli në momentin që ra helikopteri.
Rrjetet sociale u pushtuan me postime pikëlluese, kur u mësua lajmi se Kobe Bryant ka ndërruar jetë.
Njerëz të shumtë u parë rrugëve duke qarë, ndërsa nuk munguan edhe ngushëllimet nga kolegë, miq e të njohur të basketbollistit legjendar.
Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur dhe nga presidenti Donald Trump, e gjithë shoqata e lojtarëve profesionistë të basketbollit në SHBA u shpreh se anëtaret e saj ndihen të shokuar e realisht të shkatërruar nga ky lajm.
Ngushëllime mbërritën deri edhe nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, teksa atletë nga e gjithë bota, përfshirë Shaquille O’Neal, kanë përcjellë dhimbjen e tyre në Tëitter.