Java që vjen pritet të rikthejë sërish diellin. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga e hëna do të ketë mot të kthjellë, ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.
Në zonat malore pritet që temperaturat të shkojnë deri në – 6 gradë, ndërsa zonat e ulëta dhe bregdet pritet të kapin vlerat deri në – 1 gradë.
Parashikimi i sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:
Po kalojmë një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në zonat malore. E gjitha kjo, ishte ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell.
Java që pritet të nisë, do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Më të përqendrura vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit.
Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar. Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.