Juventusi pranë rinovimit me tre futbollistë

Juvnetus është afër rinovimit të kontratës me tre emra të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas raportimeve të ‘Goal Italy’, ‘Zonja e vjetër’ do t’iu ofrojë rinovim kontrate emrave si Giorgio Chiellini, Blaise Matuidi dhe Gigi Buffon.

Treshja ‘Biankoneri’ kanë qenë pjesë kyçe e skuadrës këtë edicion, edhe pse Chiellini pësoi një dëmtim herët në sezon.

Tashmë, ata duket se do të rinovojnë kontratat e tyre të cilat pritet t’i mbajnë në Torino edhe për sezonin tjetër.

Detaje të tjera rreth kontratave të lojtarëve nuk janë zbuluar akoma.


Shtuar 22.03.2020 13:50