Karius shënon autogol pas gafës amatore (VIDEO)

Loris Karius duket se është i mallkuar. Portieri famëkeq, i cili do të mbahet mend për gafat në finalen e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid, është rikthyer të gabojë.

Në sfidën miqësore mes Besiktas dhe Altinordu, portieri ka bërë një gafë amatore, teksa nuk ka kontrolluar topin siç duhet pas një krosimi të lehtë, duke shënuar një autogol.

Sidoqoftë, nuk mbaron me kaq! Karius ka bërë një tjetër gafë, por për fatin e tij loja ishte e ndaluar.

Futbollistët e Besiktas kthyen topin prapa për portierin e tyre, i cili tentoi të ndalonte topin, por pas sukses, duke bërë një tjetër gabim. E pabesueshme se çfarë bën ky portier!


Shtuar 10.01.2020 17:03