Shqipëri-Itali sfida e parë, zbulohen formacionet që do të zbresin në fushë (VIDEO)

Do të startojë në orën 18:00, turneu i bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

Një event i organizuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Shqipëri-Itali do të jetë sfida e parë që do të zhvillohet në këtë turne. Kuqezinjtë do të përballen me të kaltërit që drejtohen nga trajneri Xhani De Biazi. Kjo do të jetë sfida e parë e De Biazit, kundër Shqipërisë. Kujtojmë që të gjitha përballjet do të luhen nga 30 minuta!

SHQIPËRI-ITALI

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala, Skela, Murati, Shaqiri, Rraklli, Tare. Trajner: Ilir Shulku.

ITALIA: Kimenti, Zakardo, Toneto, Kolonese, Markolini, Tomasi, Espozito, Perota, Paganini, Di Biaxho, Karbone. Trajner: Xhani De Biazi


Shtuar 10.01.2020 17:05