Policia e Korçës ka arrestuar një 35 vjeçar teksa po grabiste një banesë.
Aautori u kap pas telefonatës së një qytetari.
“Në numrin 129 të policisë, një qytetar ka njoftuar se në lagjen nr. 4 Korçë, në banesën e shtetasit P. N., (emigrant) një shtetas kishte hyrë për të vjedhur. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambientet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në banesë u kap shtetasi L. SH., i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.