Artisti Zef Deda në krah të Ilir Metës, ka një thirrje për shqiptarët më 2 Mars (VIDEO)

Më 2 Mars Meta pritet të zhvillojë manifestimin “kundër grushtit të shtetit”.

Në rrjetet sociale presidenti Meta ka shpërndarë videon e artistit të mirënjohur shqiptar Zef Deda, i cili do të marrë pjesë në manifestimin e 2 Marsit.

“Mirësevjen artisti ynë i madh dhe i dashur për të gjithë shqiptarët, Zef Deda!”, shkruan Meta në mesazhin e tij, duke shtuar se jo vetëm Zef Deda, por “Shkodra tashmë është nisur drejt Tiranës!”.

“Kush më shume se Shkodra e pësoi nga tirania dhe partia-shtet”.

“Së bashku më 2 mars për lirinë e shqiponjave kuqezi!, ishte mesazhi i Presidentit Ilir Meta, shoqëruar edhe me një video nga Zef Deda, i cili premton mbështetje për tubimin e thirrur nga kreu i shtetit në mbrojtje të Kushtetutës. /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 16:45