22 mijë të prekur në Gjermani, por Merkel si qytetare e thjeshtë shkon të bëjë pazar (VIDEO)

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ashtu si çdo fundjavë edhe dje ishte në supermarket për të bërë pazaret e javës.

Merkel u fotografua në supermarketin “Hit Ulrich” në Berlin, ora 17.00 teksa bënte blerjet.

Ajo vendosi në karrocë disa shishe verë, qershi, letra higjienike, sapun dhe pak gjëra të tjera siç shihni pamjet në fotogaleri.

Aktualisht numërohen 22 mijë të prekur dhe 83 të vdekur.

Rikujtojmë se në Shqipëri është pezulluar cdo gjë, ndërkohë kryeministri Rama ka marrë masa të ashpra ndaj qytetarëve që dalin në rrugë.


Shtuar 21.03.2020 19:31