SHBA, 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria!

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.

Lajmin e bëri me dije në një postim në facebook, Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Ambasadorja thotë se ndihma amerikane mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.

“Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, përfundon Yuri Kim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeopozitarit, Lulzim Basha, i cili ka falenderuar SHBA.

“Ne nuk jemi vetëm! FalemInderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira”.


Shtuar 20.03.2020 16:07