Shtëpia super moderne e Ingrit Gjonit, çfarë mban në frigorifer këngëtarja (VIDEO)

Koronavirusi ka paralizuar rrjedhën e jetës në mbarë globin. Si pasojë e frikës së krijuar nga virusi, shumë persona janë dyndur në dyert e supermarketeve dhe janë furnizuar për muaj të tëra, një ndër to është dhe këngëtarja Ingrid Gjoni.

Këngëtarja e njohur, e cila momentalisht ndodhet në shtëpinë e saj verore në Gjirn e Lalzit, bëri një intervistë me gazetarin Ervin Kurti.

Si një “sy kritik” që nuk i shpëton asgjë Ervini, hapi në një moment frigoriferin e Ingridit, për të zbuluar se çfarë kishte brenda saj.

Frigoriferi siç shihet dhe në videon e mëposhtme është i tej mbushur me produkte dhe Ingridi e justifikoi këtë gjë duke u shprehur se dhe ajo ishte kapluar nga frika në momentin që pandemia e virusit “mbërtheu” vendin tonë.

Kështu që mora familjen u drejtova drejt supermarketit dhe bëra një super pazar, u shpreh këngëtarja brune.


Shtuar 30.03.2020 07:45