Video rrëqethëse, babai infermier shpërthen në lot pasi nuk e lë djalin t’a përqafojë (VIDEO)

Koronavirusi, COVID-19 ka pushtuar botën duke shkaktuar mijëra viktima në të gjithë botën.

Një video e dhimbshme po bën xhiron e rrjetit ku një infermier saudit shpërthen në lot para fëmijës së tij.

Ai detyrohet të refuzojë djalin e tij të vogël t’i japë një përqafim pasi u kthye nga puna.

Ai përpiqet të mbrojë familjen nga infektimi i koronavirusit duke i shmangur dhe refuzuar qëndrimin bashkë.


Shtuar 28.03.2020 17:14