McGregor i kërkon ndihmë ushtrisë irlandeze për mbajtur qytetarët mbyllur nëpër shtëpia

Ylli i UFC, Conor McGregor, i ka bërë thirrje Ushtrisë së Irlandës që të dalin dhe të marrin situatën nën kontroll.

Njësoj si në të gjitha vendet, edhe në Irlandë, koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe.

Thirrjet janë të shumta që qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, por rregullat nuk respektohen maksimalisht.

Kështu, McGregor i ka bërë thirrje ushtrisë irlandeze që të ndihmojnë për mbyllje të qytetarëve në shtëpi.

“Forcat tona mbrojtëse janë përmendur si një mundësi për të ndihmuar 15 mijë policët tanë në dispozicion, por vetëm nëse është e nevojshme. Sidoqoftë, është e nevojshme” ka thënë McGregor përmes ‘Facebook’.

“Çdo gjë më pak se respektimi i plotë i këtyre metodave të bëra rishtazi nga ndonjë anëtar i shoqërisë sonë nuk do të jetë vetëm tallje për atë që ne po përpiqemi të bëjmë, por do ta rrezikonte pjesën tjetër të kombit tonë të madh. Ju jeni duke bërë një gjest të madh për kombin tuaj, duke qëndruar brenda” ka shtuar ylli irlandez i UFC.

Shumë vende në botë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë vendosur forcat ushtarake në rrugë, për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve.


Shtuar 28.03.2020 17:14