Ekspertët japin alarmin: Koronavirusi mund të vrasë më shumë se 81 000 njerëz në SHBA

Ekspertët e shëndetësisë kanë dhënë alarmin duke parë përhapjen e madhe të COVID-19 në SHBA.

Sipas tyre, pandemia e koronavirusit mund të vrasë më shumë se 81,000 amerikanë gjatë katër muajve të ardhshëm.

Numri i pacientëve të shtruar në spital pritet të arrijë kulmin në javën e dytë të prillit, megjithëse kulmi mund të vijë më vonë në disa shtete.

SHBA është vendi me numrin më të madh të të prekurve nga COVID-19, duke ia kaluar edhe Kinës. Ndërsa vendi me më shumë të vdekur është Italia, i dyti Spanja, vendi i tretë Kina.

Daily Mail| Përktheu: Albeu.com


Shtuar 27.03.2020 15:42