I prekur nga koronavirusi, ndërron jetë ylli i muzikëss jazz (FOTO LAJM)

Një nga muzikantët më të famshëm të Afrikës, saksofonisti Manu Dibango, ka ndërruar jetë pasi u infektua nga Covid-19.

Ai u infektua në Francë një javë më parë dhe për shkak të komplikacioneve nuk ka mundur të mposhtë dot virusin vdekjeprurës.

Ylli i muzikës Jazz ndërroi jetë në spital në moshën 86-vjeçare, pasi qëndroi për më shumë se 1 javë.

Në Francë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe gjendja është drejt përkeqësimit.

Deri më tani janë konfirmuar 19, 586 raste të infektuar dhe 860 persona kanë ndërruar jetë.


Shtuar 24.03.2020 12:54