Masat për COVID-19, Rama e falenderon dhe nuk ia përgjysmon pagën Metës

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se krahas masave të tjera, do të përgjysmojë edhe pagën e Presidentit të Republikës.

Gjatë paraqitjes së planit financiar për të përballuar situatën nga koronavirusi, kryeministri e falenderoi publikisht kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Rama: Doja të që heqim të gjithë gjithçka nga vetja.

Nuk do të prekim hë për hë asnjë pagë tjetër përveç pagave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Kuvendit, të cilët deri në mbarimin e luftës do të marrin vetëm gjysmën e rrogës.

Nuk do të kemi asnjë keqkuptim duke përgjysmuar pagën e Presidentit të Republikës, të cilit haka e do që t’i bëj një falenderim publik, për faktin se qysh kur kemi hyrë në këtë luftë, po ndihmon si mundet dhe sa mundet.

Apo pagat e drejtuesve të lartë të institucioneve të pavarura, të cilët në këtë fazë është në dorën e tyre ta bëjnë ose jo të njëjtën gjë.


Shtuar 19.03.2020 18:39