Pak ditë më parë Robert Berisha i habiti të gjithë me thirrjen e tij ndaj fansave, duke i ftuar t’i bashkohen në koncert, në një kohë kur për të gjithë këshillohej vetëizolimi për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.
Madje në videon që bëri xhiron e rrjetit këngëtari shprehej se shqiptarët e vërtetë nuk kanë frikë nga Koronavirusi.
Tani Roberti është rikthyer dhe bashkë me të menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli.
Linja e udhëtimit për në Kosovë për ta ishte nga Stambolli e me të mbërritur këta dy emra janë vendosur në Qendrën e Studentave, e cila po shërben si karantinë, bën të ditur Prive.al.