“Lufta” ndaj koronavirusit bën bashkë Mourinho-Wenger (VIDEO)

Qeveria e futbollit botëror, FIFA, k ainiciuar një fushatë ndërgjegjësimi, të udhëhequr nga gjashtë trajnerë të klasit botëror, të cilët kërkojnë nga të gjithë në mbarë botën të ndjekin pesë “takike kyçe” për të prarandaluar përhapjen e sëmundjes.

Arsene Wenger, Mauricio Pochettino, Casey Stoney, Aliou Cisse, José Mourinho dhe Jill Ellis, janë bashkuar në një plan të lojës me pesë faza (Duart, bërryli, fytyra, distanca dhe ndjeshmëria) për të mposhtur Coronavirusin. Ata shfaqen në një video të përbashkët duke dhënë këshilla për mënyrën se si duhet të sillemi për të mos u infektuar nga virusi. Gjthçka në përputhje masat mbrojtëse bazë të OBSH-së kundër Covid-19.


Shtuar 17.03.2020 11:37