Ky është produkti që blenë më shumë italianët përpara izolimit

Sipas një sondazhi të publikuar në La Reppublica, mielli është produkti që është blerë më shumë nga italianët nga periudha e 24 shkurtit deri në 4 mars.

Italianët nuk i kanë blerë makaronat e gatshme për të cilat shquhen, por duke ditur se mund të qëndrojnë gjatë të izoluar nga situata e koronavirusit kanë blerë miell që kërkon pak kohë të përgatitet.

Këtë e dëshmojnë edhe postime të shumta që janë publikuar në rrjete sociale ku mes qytetarëve të zakonshëm, kuzhinierët postojnë video me receta të ndryshme gatimi.

Në Itali: 2,158 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, 27,980 të infektuar, 2,749 të shëruar, 1,851 në gjendje më të rëndë.


Shtuar 17.03.2020 11:37