Koronavirusi po hap telashe edhe në futbollin argjentinas.
Skuadra e River Plate ka refuzuar të zbres në fushën e blerte, duke dalur kundër urdhrave të federatës argjentinase të futbollit.
Të lidhura
None found
River Plate planifikohej ta luante ndeshjen kundër Atletico Tucumuna, por refuzoi një gjë të tillë.
Këtë skuadra argjentinase e ka konfirmuar përmes një komunikate, duke thënë se përkundër disa klubeve, ne refuzojmë të dalim në fushë, pasi rrezikojmë shëndetin si dhe i përmbahemi këshillave të OBSH.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë sanksionet e federatës argjentinase për këtë vendim të River Plate.
Kujtojmë se as qeveria e Argjentinës nuk ka suspenduar evenimentet sportive.
