Rama harron banorët në çadra nga tërmeti: Jemi të rrezikuar nga COVID-19

Teksa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në vendin tonë, banorët e prekur nga tërmeti që jetojnë në çadra apo kontenierë janë më të rrezikuar për tu infektuar nga viruset.

lezhe 1

Situatë shqetësuese paraqitet në fshatrat e Kurbinit, pasi në mungesë të banesave shumë familje prej më shumë se 3 muajsh kanë si strehe të tyre çadrat apo dhe kontenieret. Jetesa në këto kushte është një rrezik permanent për infeksion. Familjet që jetojnë në çadra prezantojnë veshtiresitë dhe friken që kanë nga përhapja e coronavirusit.

“Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 na ka dëmtuar plotësisht banesen dhe që prej asaj kohe jemi vendosur në një çader që na ka sjellë bashkia. Kushtet këtu janë mjaft të vështira dhe mungon totalisht higjena. Tani që ka ardhur edhe gripi Kinez jemi shumë të frikësuar se mund të prekemi. Unë I moshuar 82-vjeç dhe kam dhe sëmudje tjera dhe nuk e përballoj virusin. Qeveria thotë të qëndrojmë brenda, por ne s’kemi ku të rrimë se s’kemi banese. Duhet të mendojnë për neve se na kanë lënë në mëshire të fatit, pasi nuk kemi as të ardhura” thotë një I moshuar në Dilbish, të Kurbinit.

Pak metra me larg në fshatin Dilbnish, të Kurbinit është dhe familja Gega. 6 pjestaret e kësaj familje jetojnë në çader prej më shumë se tre muajsh, ndërsa thonë se me përhapjen e covid-19 janë mjaft të frikësur kjo duke ju referuar dhe kushteve që jetojnë.

“Ne jemi mjaft të rriskuar nga viruset. Po jetojmë në kushte skandaloze në çader prej tre muajsh. Thjeshtë na kanë sjellë këtë çader dhe askush nuk është interesuar për ne. Tani që ka ardhur coronavirusi jemi shumë të shqetësuar. Kryeministri thotë të qëndrojmë në banesa, por ne skemi kund shtëpi sepse na ka shkatërruar tërmeti. Kam fëmije të vegjel dhe të moshuar këtu në çader. Nuk kemi ujë për tu larë dhe asnjë kusht. Jemi më të rrezikuar se askush tjeter për tu prekur nga virusi. I bëj thirrje qeverisë të mendoj për ne. Duhet të na gjejne strehim në një vend të sigurtë të pakten sa të kalojë kjo situatë e cila është mjaft serioze. Askush nuk po mendon për ne dhe po na lënë në mëshire në fatit” thotë Mirela Gega, banore e Diblinishtit

Në fshatrat e Kurbinit banorët e prekur nga tërmeti janë në rrezik për shëndetin e tyre. Pëballë kësaj situate ata apelojnë për më shumë vëmendje nga strukturat shëndetësore.

“Tani që u përhap ky virusi na kanë harruar fare. Ka tre muaj që jam në çader sëbashku me familjen. Intutucionet shëndetësore duhet të vinë e ta shikojnë gjendjen tonë. Skemi asnjë kusht elementar jetese në çader. Këtu infektohesh nga çdo llojë virusi. Jeta jonë ëhtë shumë e rrezikuar dhe askush nuk po kujdeset për ne. I bëj thirrje qeverisë të marra masa dhe të na gjeje strehim të banesa sa më parë, pasi gjendja në të cilen jemi është shumë e rëndë” thotë një banor i fshatit Zhejë në Kurbin

Zona e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Qindra banor kanë ngelur të pastrehe si pasojë e dëmtimit të banesave, ndërsa përhapja e coronavirusit edhe në Shqipëri pritët të ngalësoje proçesin e rindërtimit, çka do të thotë se këto familje për një kohë të gjatë do të kenë si strehë të tyre çadrat apo kontenieret.

Lezha e boshatisur

Qyteti i Lezhës vijon të jetë i boshatisur. Në diten e ditë të karantinës ndërgjegjësimi i qytetareve ka qenë më i lartë për tu mbrojtur nga coronavisuri. Edhe pse kjo e shtunë përkoi me diten e veres dhe me një mot me dielle në qytet kishte shumë pak lëvizje. Frika nga covid 19 i ka reduktuar lëvizjet e panevojshme. Në qytet shihen kryesisht qytetar që dalin për të kryer nevojat shtëpiake. E njëjta panoramë ishte edhe në zonen turistikë të Shëngjinit. Bregdeti dhe shetitorja e plazhit ishin të boshatisura.

Ndërkohë pas urdherit të Ministrisë së Shendëtësisë të gjitha lokalet janë mbyllur. Situata po mbahet nën monitorim nga policia dhe ushtria. Ata janë vendosur në disa kryqëzime, duke monitoruar të gjitha lëvizjet. Për drejtuesit e mjeteve që nuk i janë bindur urdherit janë marra masa ndëshkimore me gjoba e deri në heqje të lejes së drejtimit. Problem në Lezhë mbetet prania e një numri të lartë qytetaresh që kanë ardhur javet e fundit nga Italia apo Greqia, vende të cilat janë prekur nga Covid-19. Prania e tyre në ambjente nuk ka munhuar pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për tu vetëkarantinuar për një periudhe 14 ditore nga momenti që kanë hyrë në Shqipëri./Panorama


Shtuar 14.03.2020 17:01