Bashkëshortja e Arjan Salës me lot në sy: Është hero! (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar familjarëve të Arjan Salës certefikatën e “Dëshmorit të Kombit”.

Bashkëshortja e të ndjerit, ka dalë para kamerave me certifikatën në dorë dhe me lot në sy, ajo tha: “Është hero”. 

Sala la pas një fëmijë vetëm 2 vjeç. Në përpjekje për të shpëtuar punonjësit e tjerë nga flakët që përfshinë magazinën e një qendre tregtare, Sala mbeti i bllokuar dhe doli i pajetë pas disa ditësh.

Ndërsa xhaxhai i të ndjerit doli në një prononcim për mediat duke thënë: “Sapo na ka bërë një vizitë kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe i ka dorëzuar familjes të të ndjerit Arjan Sala certifikatën ‘Dëshmor i Kombit’, të cilën ja ka dorëzuar babait, por në pamundësi që ai të flasë, është vëllai i Arjanit, Edmondi që do jua paraqesë.”

 


Shtuar 29.03.2021 13:58