Kryeministri Rama dhe bashkëshortja mbërrijnë dorë për dore për të kryer homazhe për Bashkim Finon

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen në ‘Pallatin e Kongreseve’ në nderim të Bashkim Finos, deputetit, ish-kryeministrit dhe ministrit socialist.

Rama shoqërohet në këto homazhe nga ana e bashkëshortes së tij Linda Rama.

Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të Finos, ndërsa institucionet shtetërore kanë ulur flamujt në gjysmë shtizë.

Homazhet kanë nisur në Pallatin e Kongreseve që prej orës 12:00, dhe do të vazhdojnë deri në orën 16:00, kur do të bëher dhe përcjellja për në banesën e  fundit të të ndjerit.

Shtuar 29.03.2021 02:03