Arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe Nismës, flet Limaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

“Kosova ka nevojë për një Qeveri që e ka votuar Parlamenti. Ne sot kemi arritur marrëveshjen. Ne do t’i kemi dy ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit”, tha ai para mediave.

Limaj shtoi më tej se LDK do të bëjë të ditur se cilat ministri i takojnë Nismës në Qeverinë Hoti.

Ndryshe, LDK ka nënshkruar marrëveshje edhe me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa marrëveshje për bashkqeverisje pritet të lidhin edhe me AKR-në.


Shtuar 30.04.2020 12:41