Pas analizave, Papa Franccesku ka rezultuar i pastër nga koronavirusi. Mediat italiane, por edhe BBC, raporton sot se testi ka rezultuar negativ.
Pak ditë më pare Papa anuloi për herë të parë pjesëmarrjen gjatë Kreshmës së Madhe në papatin e tij se ishte me ftohje, madje u pa ne publik edhe teksa kollitej.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se nuk kishte ndonjë koment mbi raportin.
Italia është vendi më i prekur ne Evropa me më shumë se 2,000 njerëz të infektuar dhe 52 të vdekur.
