Bashkëshortja dhe djali i tij 16 vjeçar marrin urdhër mbrojtje, Kujtim Gjuzi duhet t’i qëndrojë larg familjes

Deputeti dhe kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi tashmë duhet të qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij 16-vjeçar.

Gjykata e Tiranës ka marrë këtë vendim, pasi deputeti Gjuzi është denoncuar nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje.

Pas një konflikti familjar, Kujtim Gjuzi besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16 vjeçar, të cilët e ka denoncuar në polici.

Bashkëshortja dhe djali 16 vjeçar kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, dhe gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes.

Po ashtu në vendim thuhet se deputetit Kujtim Gjuzi ndalohet të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas.


Shtuar 2.03.2020 14:36