Periudha e karantinës ka detyruar shumë persona mes tyre edhe të famshëm të diskutojnë me njëri-tjetrin nepërmjet telefonave ne disa raste edhe live ne rrjetet sociale si në rastin e ish-lojtarëve të Partizanit, Jasir Asanit dhe Labinot Ibrahimit.
Dy ish-lojtarët e të kuqve njihen për karakterin ekspresiv dhe në një moment gjatë live ata nuk janë kursyer duke e kaluar cakun kur Asani i kujton ish-trajnerin Franco Lerda.
“Mos e ofendo babanë e Labit tani, Lerdën”, thotë me shaka lojtari i huazuar tek AIK, ndërkohë që Ibrahimi “lëshohet” dhe thotë: “Lerda merda”. Nuk është se ka nevojë për përkthim, por me shumë mundësi, Ibrahimi, i cili nuk është shquar kurrë si një lojtar që bënte polemika, do jetë penduar për atë që ka thënë. /